Kanye West është fotografuar në një dalje pak para se të zbulohet se reperi nuk do të performojë më në festivalin muzikor “Coachella”.
Me vetëm një javë para ngjarjes – e cila fillon të premten e ardhshme në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë – reperi u pa duke vizituar një kantier ndërtimi në Beverly Hills.
West, 44 vjeç, u pa të dielën (3 prill) me anëtarët e ekipit të tij ndërsa shihej i shpërqendruar teksa kontrollonte telefonin e tij.
Kjo vjen disa javë pasi atij iu ndalua të perfomonte në “Grammy” për sjelljen e tij në internet dhe sulmet ndaj ish-bashkëshortes Kim Kardashian dhe të dashurit të saj Pete Davidson, shkruan DailyMail.
Reperi thuhet se gjithashtu ka marrë vetë vendimin që të largohet nga “Coachella”.
Travis Scott u tha se do të shfaqej me Kanye – i cili ka ndryshuar emrin në Ye – dhe gjithashtu nuk do të performojë më në festival, raporton TMZ.
Scott ishte cilësuar si kryefjala e festivalit 2020 përpara se të anulohej për shkak të COVID-19.
Më pas ai u rezervua sërish për vitin 2022, por organizatorët i hoqën këto plane pas tragjedisë së koncertit të tij në Astroworld që la të vdekur 10 persona.
Mbetet e paqartë saktësisht pse Ye është tërhequr nga shfaqja në minutën e fundit, por kjo vjen pas disa muajsh sjellje shqetësuese në internet nga interpretuesi.
Një burim ka pohuar për Variety se West nuk kishte bërë prova apo përgatitur për paraqitjen.
Vetëm muajin e kaluar, reperi u pezullua përkohësisht nga Instagrami pasi sulmoi ish-gruan e tij Kim dhe të dashurin e saj Pete, online.
Një zëdhënës i Metës, kompanisë që zotëron platformën e mediave sociale, tha për TMZ në atë kohë se postimet e reperit shkelnin politikat e tyre për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin.
Reperi gjithashtu ka vënë në shënjestër drejtuesin e ‘talk show’-t, Trevor Noah, i cili peshoi mbi grindjen e Kanye në episodin e fundit të “The Daily Show”, duke paralajmëruar se lufta në internet midis ish-çiftit mund të bëhej e dhunshme dhe ishte ‘e tmerrshme për t’u parë’.
Si kundërpërgjigje ndaj Noah, West postoi një foto të prezantuesit dhe përdori shprehje raciste.
Ndërkohë, Kanye ndonëse nuk u shfaq në “Grammy” ai u shpërblye me dy çmime për këngët nga albumi “Donda”. /Telegrafi/