Telegrafi

Kante tregon modestinë e tij kur u pyet për Topin e Artë dhe fitimin e çmimit ‘lojtari i ndeshjes’ në finalen e Ligës së Kampionëve

Mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante ka treguar edhe njëherë madhështinë e tij, pas modestisë së treguar pasi fituan Ligën e Kampionëve mbrëmjen e së shtunës.

Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.

Lexo po ashtu Kante zgjidhet lojtari më i mirë i finales në Ligën e Kampionëve

Megjithatë, ‘lojtari i ndeshjes’ në finalen e madhe u zgjodh mesfushori energjik francez, Kante, i cili ishte i gjithanshëm dhe nuk lejoi ndërtimin e aksioneve nga City.

Pas ndeshjes, Kante u pyet nëse ai mund ta fitojë Topin e Artë këtë vit dhe të jap një koment rreth çmimit ‘lojtari i ndeshjes’ në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kante edhe një herë tregoi madhështinë e tij, duke u treguar modest edhe përkundër arritjeve të mëdha.

Lexo po ashtu Nga festa e Tuchel me shampanjë deri tek kërcimet e skenat akrobatike të lojtarëve, çmenduri në zhveshtoren e Chelseat

“Po mendoni për Topin e Artë? Jo … Ne po shijojmë Ligën e Kampionëve, pastaj është Kampionati Evropian”.

“Lojtar i ndeshjes? Është diçka dytësore. Gjëja kryesore është ajo që NE bëmë”, ka thënë Kante.

Ndryshe, Kantes pritet t’i ofrohet një kontratë e re afatgjatë nga Chelsea në javët e ardhshme. /Telegrafi/