Telegrafi

Kante refuzon propozimin e Chelseat për kontratë të re

N’Golo Kante është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Chelseat në gjashtë vitet e fundit.

Mesfushori francez ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në trofetë e fituara të Chelseat viteve të fundit si Ligën Premier, Ligën e Evropës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës apo Kupën e Ligës.

Francezi është futur në vitini e fundit të kontratës me londinezët dhe ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

31-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2023, derisa tani ka refuzuar një propozim të Chelseat.

Londinezët i kanë ofruar kontratë të re dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Kjo ofertë është refuzuar nga Kante që dëshiron një kontratë tre vjeçare plus me mundësi vazhdimi për një tjetër vit.

The Athletic ka raportuar se palët do të vazhdojnë bisedimet pasi si klubi ashtu edhe Kante janë për vazhdimin e bashkëpunimit. /Telegrafi/