N’Golo Kante po shijon rolin e të ri në skuadrën e Chelseat.
Mesfushori po luan më shumë më përpara nën drejtimin me Maurizio Sarrin, ku në të kaluarën kishte luajtur si mesfushor shkatërrues.
Francezi pohon se po i përshtatet sistemit të ri të trajnerit italian, ku po luan rolin e numrit 8.
“Është një trajner i ri, një sistem i ri. Ne po luajmë 4-3-3, trajneri më bën të luaj më përpara, rolin e numrit 8”.
“Unë përpiqem të bashkohem me mbrojtësit. Jorginho dhe unë përpiqemi të gjejmë sulmuesit. Jam i lumtur me këtë pozicion, duhet kohë dhe trajnim për të asimiluar gjithçka, por mendoj se po shkon në drejtimin e duhur.
“Ne kemi arritur të luajmë mirë me këtë sistem të ekipit. Deri më tani jemi të pamposhtur në ligë”, tha Kante.
Theksojmë se ky i fundit është shpallur kampion bote me kombëtaren franceze duke mposhtur në finale Kroacinë. /Telegrafi/