Site icon Telegrafi

Kante kryen testet mjekësore me gjigantin anglez

N’Golo Kante ka refuzuar ofertën e një kontrate të përmirësuar nga Leicester City dhe është i vendosur për t’u bashkuar me Chelsean, pasi ‘Blues’ ka aktivizuar klauzolën e blerjes në kontratën e tij.

Kampioni i Ligës Premier ende nuk ka finalizuar kushtet me Chelsean, por këta të fundit jo-zyrtarisht kanë arritur marrëveshje me agjentin e tij dhe mesfushori kishte një test mjekësor në perëndim të Londrës.

Lexo po ashtu Conte ndihet i lumtur dhe krenar që është i trajner i Chelseat

Kante do t’i kushtojë Chelseat me një çmim rreth 30 milionë funte, duke e bërë atë një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit pas rekordit prej 50 milionë funteve për blerjen e Fernando Torres.

Sipas RMC Sport, një kontratë pesë-vjeçare është në tavolinë dhe nëse marrëveshja shkon siç pritej, Kante ka të ngjarë të bëjë debutimin e tij kundër Liverpoolit në International Champions Cup më 27 korrik.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Menaxheri i Leicester City, Claudio Ranieri shpreson që të mbajë Kanten, por klauzola e blerjes në kontratën e francezit ka vënë të ardhmen e tij në duart e veta. /Telegrafi/

Exit mobile version