Telegrafi

Kante i bashkohet skuadrës, francezi pritet të luajë në finalen e Ligës së Evropës

N’Golo Kante mund të luajë në finale e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit që zhvillohet nesër (29 maj) në Baku.

Mesfushori i Chelseas kishte pësuar lëndim të shtunën e kaluar dhe dukej se do të humbiste finalen, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

Por, sipas Evening Standard, skanimet që janë bërë , tregojnë se lëndimi nuk duket edhe aq i rëndë se sa dukej në fillim, duke bërë të ditur se francezi mund të luajë në finalen e Ligës së Evropës.

Chelsea arrin në Baku (Foto: Chelsea FC/Twitter)

Mesfushori francez ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Azerbajxhan, ndërsa nuk dihet nëse do të luajë nga fillimi apo të hyj në pjesën e dytë.

Chelsea do t’i ketë disa mungesa të tjera si Callum Hudson-Odoi, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger, që janë një ndër lojtarët kyç të të kaltërve.

Skuadra londineze pritet që në finale ndaj Arsenalit të startojë me mesfushorët si Ross Barkley, Jorginh dhe Mateo Kovacic, ndërsa me shumë gjasë pritet të N’Golo Kante dhe Ethan Ampadu të qëndrojnë në stol. /Telegrafi/