Telegrafi

Kantautori Danny Elfman mahnit me dukjen dhe fizikun e tij në moshën 68 vjeçare

(Foto: Twitter/rosie/Coachella)

Kompozitori dhe këngëtari amerikan, Danny Elfman, ka performuar në Festivalin Coachella dhe ndër të tjera ka mahnitur publikun me dukjen e tij në moshën 68 vjeçare.

Elfman e filloi karrierën muzikore në vitet e tetëdhjeta me grupin “Oingo Boingo”. Ai ka kompozuar mbi 16 partitura për filmat e drejtuar nga Tim Burton, në mesin e të cilëve “Batman”, “Edward Scissorhands”, “Charlie and the Chocolate Factory”, “Alice in Wonderland” e “Dumbo”.

Gjithashtu ka bashkëpunuar me Sam Raimi e Gus van Sant. E ka shkruar muzikën për franshizat “Men in Black” dhe “Fifty Shades of Grey”. Ka punuar në temën muzikore të serialeve të popullarizuara, si “The Simpsons” e “Desperate Housewives”.

Sigurisht që ishte interesante për njerëzit të dëgjonin të gjitha këto hite drejtpërdrejt, porse shumë prej tyre u mahnitën nga pamja e tij.

(Foto: Twitter/rosie/Coachella/Getty)

Nëse keni bërë tatuazhe dhe dikush ju pyet si do të dukeni kur të rriteni, thojuni se do të dukeni si Danny Elfman”, shkroi një përdorues në Twitter.

Padyshim që duket më mirë se 30 vjet më parë. Këto janë fotografi nga koncerti lamtumirës ‘Oing Boeing’, rreth vitit 1994“, është një tjetër koment. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/rosie/Coachella/Getty)