Telegrafi

Kansasi goditet nga tornadoja e fuqishme, që po “merr” me vete gjithçka që po i del përpara (Video)

Në Kansas të Shteteve të Bashkuara është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të një tornadoje që ka goditur qytetin Eureka në Greenwood, ku tetë persona raportohet se janë lënduar.

Qyteti i Eurekës gjendet rreth 100 kilometra në lindje të Vichita, që është goditur “direkt” nga tornadoja e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e tornados është shkatërruar një shkollë e mesme, disa shtëpia e zyra, kurse rreth 2,400 janë detyruar përkohësisht të largohen nga shtëpitë e tyre nëpër zona më të sigurta.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të nisen drejt strehimoreve të qytetit, ku ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë. /Telegrafi/