Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 euro për t’i kthyer 6,000 euro, por shuma ka ardhur duke u rritur.
I dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë, ndërsa rasti ka ndodhur në Obiliq të enjten rreth orës 08:40.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/