Telegrafi

Kanosje për borxh në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka kanosur një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:35, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/