Site icon Telegrafi

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Agron Gashi, i dyshuar për vrasjen e rёndё nё tentativë e cila ndodhi mbrëmë në Pejë, ku mbetën të plagosur tre persona, është arrestuar sot në mesditë nga policia.

Ndaj tij, brenda afateve ligjore, Prokuroria e Pejës pritet të kërkojë caktimin e masës së sigurisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në TV Dukagjini ka dhënë detaje mbi të kaluarën kriminale të këtij të dyshuari, duke thënë se i njëjti ka pasur aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe ka një kallëzim penal për kansoje ndaj prokurorit, Ersan Qavolli.

“Ka qenë i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, e ka shkelë një polic dhe ka ikur nga vendi ngjarjes. Ka qenë në arrati një kohë, është arrestu, ka qenë në paraburgim. Njëkohësisht, ky e ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli, në atë periudhë kur ka qenë për rrezikim të trafikut publik”, ka deklaruar Nikçi.

Lexo po ashtu Plagosja e tre personave në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje më kritike, përderisa dy të tjerët janë në gjendje më stabile.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë në Pejë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar për portalin Dukagjini, Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo po ashtu Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë

Ndryshe, tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:25 në Pejë.

Të plagosurit u transferuan nga Spitali i Pejës në QKUK në gjendje të rëndë.

Exit mobile version