Site icon Telegrafi

Kanosje me armë zjarri në Prizren, arrestohen dy persona – konfiskohet një granat dore dhe dy pistoleta

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur dy të tjerë si dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 15.03.2025 rreth orëve 19:00-21:30 në rrugën “Brigada”, në Prizren.

Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe një granatë dore.

“Me 18.03.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur  dy viktimat meshkuj kosovarë si dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version