Telegrafi

Kanosje me armë zjarri në një lokal në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Dy persona të panjohur pas një mosmarrëveshje kanë kanosur me armë zjarri pronarin e një lokali.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

“Ankuesi m/k ka informuar se pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në një lokal, dy persona të panjohur kanë kanosur me armë zjarri ankuesin (njëri pronar i lokalit)”, thuhet në raport. /Telegrafi/