Dy persona janë arrestuar pasi kanë kanosur me armë zjarri një person dhe më pas kanë ikur me veturën e tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit ku kanë konfiskuar një revole dhe gjashtë fishekë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit kanë kanosur me armë zjarri viktimën m/k dhe më pas kanë ikur me veturën e tyre me targa vendore. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit ku kanë konfiskuar një revole dhe 6 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të tij të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/