Telegrafi

Kanosin zyrtarë policorë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi në gjendje të dehur i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë, derisa ishin në detyrë zyrtare.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:30 në rrugën “Brahim Ademi”, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Më 20.07.2019 në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole me gjashtë fishek, për të cilën është hapur rast i veçantë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/