Telegrafi

Kanosi me vrasje nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë pasi ka kanosur me vrasje nënën e tij.

Policia njofton se sipas ankueses, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 10.04.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur verbalisht me vrasje nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Telegrafi/