Site icon Telegrafi

Kanosi një shtetas anglez, arrestohet prishtinasi

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kanosur një shtetas anglez.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur, viktimën mashkull shtetas anglez. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version