Telegrafi

Kanosi fqinjin me kallashnikov, arrestohet 50-vjeçari në Pukë

Një 50-vjeçar është arrestuar nën flagrancë nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij.

Në pranga u vu shtetasi A. C., 50 vjeç, banues në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Ky shtetas sipas policisë dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/