Site icon Telegrafi

Kanosi dhe sulmoi një 34 vjeçare, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se dje rreth orës 20:30, ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes dhe sulmit në rrugën ‘’Kemajl Hetemi’’ në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë, policia e rendit e më pas policët hetues nga njësia e dhunës në familje i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet B.H ( M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili shkak i mosmarrëveshjeve kishte kanosur dhe sulmuar viktimën femër , kosovare e moshës 34 vjeçare”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje , i njëjti me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version