Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policor deri sa ata ishin në kryerje të detyrës.
Siç njofton policia, gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari ka rezistuar, ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor dhe i dyshuari.
Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësorë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/