Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt.
I njëjti është arrestuar pasi që ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/