Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, për armëmbajtje pa leje.
Siç njofton policia i njëjti është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë tre viktimat një femër dhe dy meshkuj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur në banesën e tyre me armë tre viktimat një femër dhe dy meshkuj kosovar/e. Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/