Site icon Telegrafi

Kanosi me armë familjarët e tij me kallashnikov, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Afternoon”.

Shtetasi J.Xh u vu në pranga pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij me kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ngjarja ka ndodhur në “Misto Mame”, teksa operacioni u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, duke parandaluar një ngjarje kriminale në familje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat. Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version