Një deputet i Kuvendit të Kosovës është kërcënuar me sëpatë nga disa persona të dyshuar në Bjeshkët e fshatit Bukosh.
Policia thotë për ngjarjen është njoftuar më 12 mars të këtij viti.
“Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, policia njofton se pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa tjetri roje i Parkut Nacional.
Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshuarit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sëpatë dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Nga policia në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit. Sot me datë 14.03.2021 është identifikuar i dyshuari (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat”.
“Në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse”, bëhet e ditur nga policia.
Me aktvendim te Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë. /Telegrafi/