Telegrafi

Kanoset një zyrtar në Kaçanik dhe një tjetër në Mamushë

Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh janë raportuar dy raste të kanosjes së zyrtarëve, njëri në Kaçanik dhe tjetri në Mamushë.

Në Kaçanik ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përmes telefon ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti është duke u hetuar.

E në Mamushë, i dyshuari mashkull kosovar pas pranimit të një  tikete për kundërvajtje nga zyrtarët policor, në shenjë pakënaqësie e ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor).

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/