Telegrafi

Kanoset një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë nga një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodh të enjten rreth orës 15:15, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e tij, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

“I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/