Site icon Telegrafi

Kanoset drejtori i Spitalit të Gjakovës, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Drejtori i Spitalit Rajonal në Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga një person. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premte rreth orës 08:30 në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”, në Gjakovë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar Drejtor i Spitalit Rajonal Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version