Një person ka raportuar se për motive të panjohura është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person tjetër i cili pasi i ka marr veturën ankuesit për një kohë, ia ka kthyer prapë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30, në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/