Site icon Telegrafi

Kanoset me armë nga katër persona të maskuar një punëtor në Leposaviq

Foto: Ilustrim

Një person përderisa ishte duke shpërndarë mallin me automjet të punë është kanosur me armë zjarri nga katër persona të maskuar dhe të njëjtit i kanë dëmtuar automjetin e punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30, në Leposaviq.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke shpërndarë mallin me automjet të punës, është kanosur me armë zjarri nga katër persona të maskuar dhe të njëjtit i kanë dëmtuar automjetin e punës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version