Telegrafi

Kanosën pronarët, gjykata u cakton 15 ditë paraburgim dy personave

Gjykata Themelore në Gjilan dega në Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 15 ditësh të pandehurve V. Z. dhe M. Z.

“Të pandehurit dyshohet se në vazhdimësi kanë shfrytëzuar pronën dhe kanë kanosur pronarët e saj.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale kanosje nga neni 185 paragrafi 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtarja pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, pasi të njëjtit po të gjendeshin në liri do të përsëritnin veprën.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/