Site icon Telegrafi

Kanosen dy persona në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Dy persona, një mashkull dhe një femër janë kanosur nga dy persona të panjohur, ku njëri prej të dyshuarve e kishte nxjerrë një revole dhe ua kishte drejtuar viktimave.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:45, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë larguar me një automjet në drejtim të panjohur, nuk raportohet për të lënduar, rasti mbetet nën hetime nga njësitë hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version