Telegrafi

Kanosen dy persona në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Dy persona, roje të një lokali janë kanosur nga dy persona të tjerë me maske dhe me armë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 02:00 në fshatin Sllatinë, Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dy meshkuj kosovarë, roje të një lokali, kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë kanosur  nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  të maskuar dhe me armë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. /Telegrafi/