Telegrafi

Kanos zyrtarin policor, një person arrestohet në Gjilan

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:20 në fshatin Zhegër, Gjilan.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/