Telegrafi

Kanos zyrtarët policor në Prishtinë për shkak të një tikete për kundërvajtje

Foto: Ilustrim

Një person pasi ka pranuar një tiketë për kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:58, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i njëjti gjatë arrestimit duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është raportuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka pranuar një tiketë kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policorë. I njëjti gjatë arrestimit  duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje  për 48-orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/