Telegrafi

Kanos të miturën përmes rrjetit social në Mitrovicë

Një person është arrestuar, pasi përmes rrjetit social ka kanosur dhe detyruar të dalë në takim një femër të mitur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:27 në rrugën “Evlia Qelebi”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/