Policia raporton se në fshatin Trudë të Prishtinës është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka ofenduar dhe ka kanosur zyrtarët policorë.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/