Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte kanosur zyrtarin policor.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:35 në rrugën “Marie Shllaku”, në Mitrovicë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/