Site icon Telegrafi

Kanos përmes rrjetit social, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social, ka kryer kanosje.

Me vendim të prokurorit, është bërë kontrollimi i shtëpisë të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version