Telegrafi

Kanos një mashkull për shkak të një borxhi, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës njofton se në Prizren më datë 08.10.2019, në orën 09:00, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të një borxhi e ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar.

Sipas raportit policor gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë automatike me 30 copë fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/