Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi ka kanosur ish të dashurën.
Rasti ka ndodhur në Istog, të shtunën në ora 21:00.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me të njëjtin ka qenë në lidhje”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistës ka pohuar se ka pasur një armë me gaz.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/