Një person është arrestuar pasi kishte kanosur dy persona tjerë, të cilët ishin në vendin e punës në sigurim fizik te zona e KEK-ut.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 07:00 në fshatin Mirash të Obiliqit.
Sipas raportit të policisë, nga i dyshuari si dëshmi janë konfiskuar një pistoletë e improvizuar (lodër) dhe një thikë. Ndërkaq. pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/