Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura, ka kanosur me armë tre persona.
Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me rastin është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT e cal.7.62mm.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.