Telegrafi

Kanita sjell këngën dhe klipin e ri “Fllad”

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kanita Suma, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Fllad” mban titullin kënga e saj e re, e cila është punuar nga producenti maqedonas, Boban Apostolov.

Teksti i këngës është shkruar nga Lindon Berisha – një emër me të cilin këngëtarja ka bashkëpunuar rregullisht për këngët e saj.

Ky projekt muzikor është pasues i këngës “Ankth”, të cilën Kanita e këndoi në edicionin e 58-të të Festivalit të këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Përkundër faktit që dhuroi një interpretim fantastik, ajo nuk arriti të kualifikohej as në finale, duke iu zbehur kështu shpresa për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

Kanita vet në një intervistë të dhënë për Telegrafin gjatë dhjetorit, kishte premtuar plot projekte muzikore për fansat këtë vit, dhe duket se këto projekte muzikore kanë marrë jetë që nga muaji i parë i vitit. /Telegrafi/