Telegrafi

Kanita paralajmëron këngën e re “Mos m’harro”

Kanita Suma Foto: Instagram/kanirasofficial

Këngëtarja e njohur, Kanita, është tejet e dashur në tërë estradën shqiptare.

Ajo që në moshë të vogël ka ‘rrëmbyer’ zemrat e fansave, të cilët po e përkrahin edhe në ditët e sotme.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se do të sjellë projektin e ri muzikor.

“Mos m’harro” mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilin nuk dihet datë adekuate për lansim.

Po ashtu Kanita zgjodhi që të ndajë disa sekuenca nga klipi i këngës, ku shfaqej e mrekullueshme.

“Lonely” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që u lansua në YouTube rreth gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/