Liga Premier ka zgjedhur më të mirët e muajit shkurt.
Pas zgjodhi golin e Eden Hazardit ndaj Arsenalit, si golin më të mirë të muajit shkurt, Liga Premier zgjodhi edhe trajnerin dhe futbollistin e muajit.
Futbollisti i muajit u zgjodh sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, i cili shkëlqeu gjatë shkurtit me skuadrën e tij.
Kane në muajin shkurt ka shënuar tri gola nga katër paraqitje.
Ndërsa, trajner i muajit është zgjedhur spanjolli i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Ish-trajneri i Barcelonës ka shënuar tri fitore me skuadrën e tij nga tri ndeshje gjithsej në këtë muaj. /Telegrafi/