Harry Kane ka thënë se shpreson që tifozët e Anglisë mos ta vërshëllejnë nesër (17 nëntor) Raheem Sterlingun në ndeshjen ndaj Kosovës.
‘Tre Luanët’ do të përballen me Përfaqësuesen tonë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, e që do të jetë ndeshja e fundit në kuadër të Grupit A.
Joe Gomez ishte vërshëllyer nga tifozët në fitoren 7-0 të Anglisë ndaj Malit të Zi të enjten e kësaj jave, derisa sulmuesi i Tottenhamit dëshiron që kjo gjë mos t’i ndodhë edhe Sterlingut në përballjen me ‘Dardanët’.
“Nuk mendon se tifozët duhet t’i vërshëllejnë lojtarët, shpresoj që kjo mos të ndodhë te Joe dhe Raheem nëse ata luajnë”, ka thënë Kane.
“Duhet të shikojmë përpara dhe ato gjëra kanë ndodhur tashmë dhe t’i lëmë pas shpinës. Ne fituat 7-0 në ndeshjen e fundit dhe u kualifikuam në Euro 2020”.
“E shikoj si diçka konfuze se përse tifozët e vërshëllejnë Joe Gomezin. E di sa e rëndësishme është një lojë për tifozët e Cityt dhe Liverpoolit, por tani jemi në kombëtare”, ka shtuar më tej sulmuesi.
Kosova do të jetë nikoqir i Anglisë në ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ne kemi humbur shanset që të kualifikohemi përmes Grupit A në Euro 2020. /Telegrafi/