Site icon Telegrafi

Kane shfrytëzon Rolexin në vlerë prej 605.000 eurosh si simbol ndaj FIFA-s

(Foto: Instagram/harrykane)

Futbollisti anglez, Harry Kane, është fotografuar duke mbajtur një Rolex ‘ylberi’ në vlerë prej 520.000 funte (605.000 euro), gjatë arritjes në stadiumin në Doha të hënën përpara fitores së Anglisë ndaj Iranit në Kampionatin Botëror.

Ky veprim vjen pasi FIFA është përfshirë në një polemikë mbi të dhënat e të drejtave të njeriut të vendit pritës, Katar, veçanërisht ndalimin e homoseksualitetit.

Skuadrave iu është thënë që të mos mbanin shirita OneLove në mbështetje të komuniteteve LGBTQ+, megjithëse lojtarët gjermanë protestuan duke vendosur duart mbi gojë para ndeshjes së tyre kundër Japonisë – një shenjë se janë heshtur.

(Foto: FIFA/Getty Images)

Rolexi i ylbertë i Kane – potencialisht është një referencë për “flamurin e krenarisë” që mund të interpretohet si një protestë e ngjashme simbolike.

Llogaria në Instagram Insane Luxury Life ndau një fotografi të Kane duke mbajtur orën, e cila ishte mbajtur më parë nga Stormzy në Brit Awards në vitin 2020. /Telegrafi/

(Foto: Shutterstock)
Exit mobile version