Site icon Telegrafi

“Më kanë rrahur në shkollë” – pasi zbuloi se është ngacmuar seksualisht, Melisa Lleshi tregon për dhunën fizike dhe bullizimin që iu bë në Itali

Melisa Lleshi së fundmi ka rrëfyer një histori tronditëse në Big Brother VIP Kosova.

Banorja nga Shqipëria vendosi që të tregonte për abuzimin seksual që kishte përjetuar që kur ishte pesë vjeçare.

Por, për të mos mjaftuar me kaq gjatë ditës së sotme ajo ka treguar edhe për bullizimin dhe dhunën fizike që ka përjetuar në kohën kur jetonte në Itali.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa po bisedonte me Vedatin dhe Artanin , Melisa ka treguar se teksa po vijonte mësimet në Italia jo u bullizua madje ndaj saj u përdor edhe dhunë fizike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melisa Lleshi

“Më kanë bullizuar shumë, edhe më kanë rrahur në shkollë sepse mësoja dhe nuk ikja shumë nga orët e mësimit. Më thoshin kjo është shqiptare, për ata nuk ishte mirë që unë isha shqiptare”, ka thënë Melisa.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kujtojmë që mbrëmë (e hënë) gjatë spektralit të radhës, Melisa tronditi me historinë e saj duke treguar për ngacmimet seksuale që kishte kaluar në moshën e fëmijërisë nga një mashkull i moshës madhore.

Ajo tha se fatmirësisht nuk është përdhunuar megjithatë kjo ka bërë që të kalonte në ankth. /Telegrafi/

Exit mobile version