Site icon Telegrafi

“Kanë qeshur me ne”, Arsida tregon emrat e banorëve, me të cilët nuk do të ketë raport të mirë

Arsida, banorja e parë nga “shtëpia e xhuxhave” që iu bashkua shtëpisë së VIP-ave në Big Brother VIP Albania, ka nisur udhëtimin e saj në këtë lojë me një deklaratë që ka shkaktuar polemika.

Pas vendimit të publikut për ta bërë atë pjesë të lojës kryesore, Arsida hyri në shtëpi me një qëndrim të qartë dhe me disa emra në mendje që, sipas saj, do të ndikojnë në raportet e saj brenda shtëpisë.

Edhe pse prania e saj mes VIP-ave zgjati vetëm disa minuta gjatë natës së parë, Arsida nuk ngurroi të shprehte mendimin e saj për disa prej banorëve të tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment kur të gjithë po përpiqeshin të krijonin përshtypjet e para, ajo deklaroi se nuk pret të ketë marrëdhënie të mira me katër prej tyre: Rozana, Zebervoki, Xumi dhe Jozi.

“Pres të kem raport të mirë me të gjithë, përveç disa emrave. Ata janë Rozana, Zebervoki, Xumi dhe Jozi. Këta persona janë ‘tallur’, më saktë kanë qeshur kur ne kemi hyrë gjatë guidës dhe ne nuk kishim mundësi të flisnim me ta,” – tha Arsida.

Ky koment i saj tregoi se dinamika mes banorëve jo vetëm që do të jetë interesante, por edhe e tensionuar. /Telegrafi/

Exit mobile version