Harry Kane ka folur në prag të finales së Tottenhamit me Liverpooolin.
Sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Kane ka treguar se ka lënë pas vetes lëndimin dhe është gati për finalen.
Anglezi shpreson që ekipi i tij është gati dhe do të hyjnë në ndeshje për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Nyja e këmbës është e mirë. Kanë qenë shtatë apo tetë javë pune të forta, jam kthyer në stërvitje me ekipin”, ka thënë fillimisht Kane për BT Sport.
“Gjysmëfinalja ishte një lojë e mahnitshme . Nuk mund të besoja se kjo ka ndodhur. U emocionova shumë që arritëm në finale. Doja të isha atje dhe t’i mbështesja ata dhe të jap përvojën time për këdo që e kishte nevojë”.
Welcome back, @HKane! 👊#UCLfinal ⚪️ #COYS pic.twitter.com/4kLffklJ8G
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 1, 2019
“Është e mahnitshme që ne jemi këtu, por nuk mund të kemi një shans tjetër për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, kështu që ne jemi këtu për të fituar ndeshjen”.
“Do të ketë shumë fjalë dhe mendime, por jam i sigurt se të gjithë janë duke shikuar përpara për të dalë dhe për të luajtur”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/